25-04-2024

Hapet festivali “ Hasi jehon 2018” (video)

Në Gjonaj të Hasit, sonte ka filluar edicioni i 29-të i festivalit tradicional folklorik “ Hasi jehon”, me pjesëmarrje të qindra adhuruesve të folklorit burimor, përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme dhe mysafirëve të shumtë.

Sikurse edhe viteve të kaluara, i pari në skenë parakaloi mikpritësi, SHKA “Malësori”, duke shpalosur para të pranishmëve karakteristikat e veshjeve më kolorit të pasur të Hasit. Festivali do të mbahet për tri net rresht, dhe përfundon të shtunën në mbrëmje, kur edhe organizohet ceremonia e ndarjes së shpërblimeve kryesore të këtij aktiviteti të rëndësishëm kulturor.

 

Asnjë koment

Comments are closed.