03-05-2024

Hapet tenderi në polici, për “shtrëngimin” e kravatave

Ka kohë që pjesëtarë të Policisë së Kosovës si pasojë e procedurave tenderuese kishi mbetur pa këpucë.

Pas furnizimit me këpucë policia ka hap tender dhe po kërkon të furnizohet me mbajtëse për kravata.

Policia për këtë furnizim i ka parashikuar t’i kushtojnë 21 mijë euro. Sipas dosjes së tenderit e publikuar në KRPP, ata po kërkojnë 7 mijë mbajtëse për kravata.

“Mbajtësi i kravatës(kapëse) për toger, kapiten, major, nënkolonel dhe kolonel (TIE PIN) -ngjyrë ari 700. Mbajtësi i kravatës (kapëse) për zyrtarët policorë dhe rreshter (TIE PIN)- ngjyrë argjendi 6300”, thuhet në dosjen e tenderit.

Asnjë koment

Comments are closed.