24-11-2024

Haradinaj liron nga detyra zëvendësministrin që shtriu këmbët në veturë

Zëvendësministri i Bujqësisë, Shukri Maxhuni ditë më parë, u pa duke i shtrirë këmbët në veturë gjersa qarkullonte nëpër rrugë.

Kryeministri Ramush Haradinaj,  ka bërë të ditur, se për këtë veprim “keqpërdorim i veturës zyrtare”, Maxhuni është liruar nga detyra.

“Sot kam liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni”, ka shkruar ai në facebook.

Asnjë koment

Comments are closed.