Haradinaj përkujton Abejën dhe dëshmorët tjerë në 20 vjetorin e rënies
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka përkujtuar dëshmorët e kombit Bekim Berisha, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula në 20 vjetorin e rënies.
Në një postim në Facebook Haradinaj i ka quajtur ata shqiptarë të mëdhenj që i dhanë drejtim historsisë së Kosovës.
Postimi i Haradinajt në Facebook:
Me nderim i kujtojmë sot heronjtë Bekim Berisha – Abeja, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Permet Vula, këta shqiptarë të mëdhenj që i dhanë drejtim historisë së re të Kosovës.
Ata kanë rënë në fushë të nderit, 20 vjet më parë, që atdheu të jetojë i lirë.
Këta heronj dhe sakrifica e tyre, janë dëshmi se sa e shtrenjtë është liria.
Idetë e mëdha të atdheut dhe lirisë nuk vdesin kurrë!
Lavdi!/KP