Anëtarë të klubit të mundjes “Prizreni” kanë qenë mysafir të kryetarit të komunës, Mytaher Haskuka.
Për takimin ka njoftuar në faqen e tij të “facebook-ut” vetë kryetari, duke thënë se kampionët e Kosovës në mundje këtë vit i ka fituar titujt e kampionit në të gjitha kategoritë, tek kadetët, juniorët dhe tek seniorët.
“Besoj që disa nga mundësit prizrenas do të kualifikohen në Olimpiadën e vitit 2020 dhe se sukseset nuk do të mungojnë. Në shenjë respekti, klubi ma dhuroi kupën e fituar, të cilën me kënaqësi do ta mbaj në zyre”, ka shkruar ai.
Në ciësinë e kryetarit të Komunës, Haskuka tashmë ka pritur edhe disa ekipe të tjera dhe sportistë të tjerë të dalluar, përfshirë edhe anëtarët e klubit të basketbollit “Bashkimi”, të cilët në maj fiton titullin historik të kampionit.