22-11-2024

Haskuka, Osmani, ministra e deputetë marrin pjesë në ecjen ‘Garë për shërim

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ministra e deputetë, drejtorë e zyrtarë komunalë, mori pjesë në ecjen “Race for the Cure (garë për shërim)”, e cila u organizua nga shoqata “Renesansa”, në përkrahje të të mbijetuarave dhe atyre që po e luftojnë kancerin e gjirit.

“Fakti se numri i të prekurve nga kanceri i gjirit po rritet për çdo vit është mjaft shqetësues dhe për fat të keq me shqetësime të tilla po përballet edhe vendi ynë”, ka thënë Haskuka.

Lexo edhe:

Dëmtohet “Ura e Gani Tadës” në Prizren (Foto)

Ai ka treguar se si Komunë e Prizrenit, gjatë tri viteve të fundit janë munduar maksimalisht të kontribuojnë në zbulimin e hershëm të kancerit, duke ofruar këto shërbime në shëndetësinë primare: 2 586 shërbime të analizave për tumor markerë – vetëm për gjashtë muaj të këtij viti; 2 692 ekzaminime të ultrazërit të gjirit gjatë periudhës 2018-2020; 1 734 ekzaminime të mamografisë gjatë periudhës 2018-2020, si dhe mbështetje financiare në vlerë prej 217,200 euro për 724 persona të sëmurë nga kanceri, përfshirë këtu edhe ato të kancerit të gjirit.

Asnjë koment

Comments are closed.