26-04-2024

Haskuka pengohet të kalojë nëpër Serbi

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka deklaruar se është penguar të kalojë nëpër Serbi, për të shkuar në një vizitë në Osijek të Kroacisë.

 

Ai ka njoftua se policët serb i kishin thënë se e ka të ndaluar të hyjë në këtë shtet, prandaj atij i është dashur të udhëtoj në një rrugë trefish më të gjatë, ndërsa pas kësaj ai ka pyetur se çfarë normalizimi me mund të ketë me Serbinë?

 

Haskuka ka shkruar në facebook se para pak kohësh Osijeku i Kroacisë e ka ftuar në vizitë pune.

 

Postimi i tij i plotë:

 

“Edhe pse nuk kam kaluar ka Serbia më shumë se 20 vite, me rekomandim të shokëve që jetojnë në Kroaci, vendosëm të udhëtonim nga Serbia. Momentin që arritëm në kufi, policët serb kërkuan që të parkonim veturën dhe të presim. Pasi që na lënë rreth një orë të presim, njëri nga policët u afrua dhe kërkoi që ta shoqëroja deri në zyre”, ka shkruar ai.

 

Aty më tha që e kam të ndaluar hyrjen në Serbi. Kur e pyeta pse, më tha që nuk mund të më tregoj, por që nuk mund të kaloj ka Serbia dhe duhet të kthehem menjëherë prapa dhe që duhet të ndihem me fat ngase kisha mundur të kaloja edhe më keq.

 

Pasi që na kthyen prapa, vendosëm të shkojmë në Osijek ka rruga e gjatë, kësaj here kah bregdeti edhe pse rruga ishte trefish më e gjatë.

 

Natën vonë kur arritëm në Osijek, pash lajmet që çetnikët serb festonin humbjen e tyre në Gazimestan.  Parollat e njejta të viteve të 90-ta, “Kosova është Serbi” dhe thirrje për mobilizim nga patriarkët ortodoksë serbë për ta kthyer “djepin” e Serbisë.

 

Çfarë normalizimi me Serbinë?

Në 20 vitet e fundit, me ndihmën e pushtetarëve tanë të korruptuar dhe me bisedime në Bruksel kemi normalizuar fashizmin serb ndaj Kosovës. Ata të diskriminojnë të kthejnë nga kufiri pa arsye, ndërsa ne ju lejojmë demonstrimin me simbole fashiste njerëzve që kanë kryer masakra në Kosovë. Për më keq, fashizmi dhe racizmi serb ndaj Kosovës, u normalizua jo vetëm në Serbi, por edhe në institucionet ndërkombëtare, ashtu si na e vërtetoi edhe vendimi i fundit i FIFA-s, lidhur me simbolin e shqiponjës”.

 

Asnjë koment

Comments are closed.