22-11-2024

Haskuka rikthehet në punë pas vetizolimit

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka është rikthyer në punë pasi rezultoi negativ në testin për Covid-19.

Pas vetizolimit, ai i falënderoi të gjithë për mesazhet dhe telefonatat gjatë kësaj periudhe.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Pas dy javë vetëizolim dhe trajtim mjekësor, ju njoftoj se nga sot jam rikthyer në punë, pasi që kam rezultuar negativ në testin për Covid-19.

Dua t’ju falënderoj një nga një të gjithëve që me mesazhe dhe telefonata dhatë mbështetje të pakursyer gjatë kësaj periudhe.

Lexo edhe:

Shtetrrethimi nga ushtria serbe në Lugishtë të Hasit, ku qëlluan edhe eprorët e UÇK-së (Pjesa 2)

Me këtë rast ju ftoj edhe një herë që të mbroni veten, familjen dhe rrethin tuaj, duke mbajtur maskën, distancën dhe higjienën.

Uroj shërim sa më të shpejtë të gjithë atyre që po vazhdojnë të ballafaqohen me këtë sëmundje.

Duke falënderuar gjithë stafin mjekësor që janë në vijën e parë të frontit në luftën kundër virusit, shpresoj që me bashkëpunim dhe bashkëveprim, sa më shpejtë ta tejkalojmë këtë situatë.

Mytaher Haskuka

Asnjë koment

Comments are closed.