Këngëtari nga Prizreni, por që jeton në Gjermani, Bajram Gigolli së fundi ka sjell një version të ri të hitit të dikurshëm popullor “Vijnë Vaporat”.
Gigolli tashmë është një nga këngëtarët më të pëlqyer të muzikës popullore e tallava.
Për këtë, ai edhe këtë vit ka pasur plot angazhime në muzikë, por që ka vendosur të shpërblejë fansat e tij me versionin e ri të hitit të njohur ndër vite, “Vijnë Vaporat”.
Kënga është publikuar në kanalin e Produksionit Lyra./GazetaePrizrenit.net