14-04-2024

Hovenier pas kërcënimit të Vuçiqit: NATO-ja është gati dhe e përgatitur

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pas kërcënimeve që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i ka bërë në drejtim të Kosovës.

Hovenier tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara për sigurinë e Kosovës dhe se as njerëzit në Kosovë s’duhet të mbesin pa gjumë pasi NATO ka një prezencë të fuqishme dhe të gatshme ta bëjë atë që është e nevojshme.

“ShBA-ja ka qëndruar fort për paqen e njerëzve në Kosovë. Mund të them që jemi të përkushtuar për sigurinë e Kosovës, ne nuk e humbim gjumin natën duke u shqetësuar për atë kërcënim sepse ne besojmë që NATO-ja është e gatshme dhe e përgatitur”.

“Dhe nuk mendoj që as njerëzit e Kosovës duhet të mbesin pa gjumë sepse aleanca ushtarake më e suksesshme në histori ka një prezencë të fuqishme dhe është e gatshme ta bëjë atë që është e nevojshme”, tha Hovenier./IO

Asnjë koment

Comments are closed.