22-11-2024

Hoxhaj: Shkaku i lokaleve të natës, në Prizren po mbyllen bizneset

Anëtari i Kuvendit të Komunës nga LDK, Petrit Hoxha ka kërkuar intervenimin e organeve përgjegjëse tek tregu i gjelbër në lagjen “Ortakoll”, për shkak të shtimit të lokaleve të natës, që ka si pasojë mbylljen e bizneseve të tjera.

Ai këtë problem e ka ngritur në mbledhjen e fundit të KK-së, duke thënë se kësisoj ngrit shqetësimin e mbi 30 bizneseve dhe shumë qytetarëve të tjerë,  për çështjen e lokaleve, që gjenden  në lokacionin e  përmendur, ku siç tha dita-ditës po shtohen lokalet e klubeve të natës, të cilat janë hapura edhe gjatë ditës.

“Bizneset janë në hall prej këtyre lokaleve në të cilat po punojnë femra nga shtetet rajonale si Shqipëria, Bullgaria apo edhe Moldavia pa leje qëndrimi, në mënyrë ilegale. Ka shumë që ditën dalin për të lypur nëpër rrugët e qytetit, ndërsa natën shkojnë e punojnë në këto kafene”, ka thënë ai.

Sipas tij, këtu asgjë tjetër nuk punohet,  përpos që ushtrohet veprimtaria e prostitucionit ilegal, pasi referuar qytetarëve që kalojnë nga ajo pjesë, kanë filluar të jenë edhe ngacmues për çdo kalimtar që ecën rrugës.

“Si pasoj e prostitucionit që po bëhet aty shumë biznese po mbyllen. Kërkoj nga organet përgjegjëse që të merren sa më shpejt me këtë çështje sepse bizneset po mbyllen atje nga neglizhenca e komunës”, ka thënë Hoxhaj./gazetaeprizrenit.net/

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.