Hungaria do t’i mbyll kufijtë më 1 shtator
Hungaria do të mbyllë kufijtë për të huajt më 1 shtator, për të ndalur rritjen e numrit të të infektuarve me koronavirus, derisa hungarezët që kthehen nga vendet tjera duhet t’i nënshtrohen masës së karantinës, ka thënë të premten Gergely Gulyas, shef i kabinetit të kryeministrit Viktor Orban.
Gulys ka thënë se shtetasit hungarezë mund të largohen nga karantina 14-ditore vetëm nëse ofrojnë dy teste negative për sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi.
Përjashtime për ndalim të hyrjes do të ketë për personelin ushtarak, udhëtimet humanitare si transit, si dhe udhëtimet diplomatike.
“Shefja” e Haskukës dyshohet edhe për shkelje tjera ligjore (DOKUMENT)
Gulyas ka thënë se qeveria është duke konsideruar një varg masash sesi do të lejohen tifozët që të marrin pjesë në ndeshjen e futbollit në mes të Bayern Munich dhe Sevillas në Budapest më 24 shtator.
“Numri i të infektuarve është rritur dhe shumica prej tyre vijnë nga shtete e huaja”, ka deklaruar Gulyas përmes një konference për media.
Ai ka thënë se kufizimet janë të domosdoshme, në mënyrë që fëmijët të kthehen në shkollë javën e ardhshme, si dhe për mbrojtje të njerëzve dhe ekonomisë.