Hyjnë në një shtëpi në Prizren dhe grabisin, një grua pëson lëndime trupore
Një person ka raportuar në polici që kur ishte kthyer në shtëpi në orët e vona të natës e kishte gjetur gruan e tij me lëndime trupore, e kjo dyshohet të ketë ndodhur nga disa njerëz të panjohur e të maskuar të cilët kishin hyrë në shtëpinë e tij në Prizren dhe kishin vjedhur ari.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se rreth orës 21:30 kur kishte shkuar në shtëpinë e tij, e kishte gjetur gruan e tij femër kosovare me lëndime trupore.
Dyshohet se këtë e kanë shkaktuar dy persona të panjohur, të maskuar, të cilët kanë grabitur një sasi ari”, bënë të ditur policia.
Po ashtu, policia ka njoftuar që viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe rasti është duke u hetuar