Kuvendi i KF Liria, ka zgjedhur, sot në mbrëmje Ilijaz Ilijazin kryetar të ri, që mori të gjitha votat e 27 të pranishmëve, transmeton “gazetaeprizrenit.net”.
Ai ka falënderuar për besimin. “Shpejt do të dal me një plan zhvillimor për klubin. Në bord, do të ketë njerëz nga fusha e sportit dhe biznesit.Kemi shumë punë për të bërë”, ka thënë Iliazi, duke ofruar bashkëpunim dhe duke kërkuar përkrahjen e të gjithëve.
Bëhet e ditur se ai është shprehur se “Liria” është e të gjithëve’. Ilijazi ka falënderuar Qemal Krasniqin, që deri tani drejtoi klubin, duke kërkuar mbështetjen e tij.
Krasniqi, ka arsyetuar mbajtjen e Kuvendit me zgjedhje të reja shkaku i rrethanave të krijuara.
Ilijazi ka qenë ish-futbollist i viteve 80-ta e 90-ta, me ekipin “Progresexporti” e Lirinë, dhe ka thënë se: ‘bashkëpunëtorin më të afërt, do ta ketë Krasniqin.
Shpejt pritet që pos emërimit të bordit, të nisin punët për emërimin e kryetrajnerit të ri dhe riorganizimin e klubit, përfshirë ekipin e parë dhe shkollën e futbollit.
Ndryshe, Ilazi në zgjedhjet e fundit ka qenë kandidat për asamblist nga Nisma Socilademokrate në Prizren./gazetaeprizrenit.net/