27-07-2024

Pse janë takuar sy më sy Artan Abrashi e Nijazi Kryeziu?

Ilir Baldedaj, shef i grupit të këshilltarëve të AAK-së në Kuvendin Komunal të Prizrenit, në faqen e tij të “facebokut” , të shoqëruar me një foto ka shkuar për një takim sy me sy, të mbajtur në mes të Artan Abrashit, kryetarit të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryesues i KK-së dhe Nijazi Kryeziut, sekretari i degës së PDK-së në Prizren.

 

“Thotë populli “ku ka tym ka edhe zjarr” dhe mbetet të shihet çka është djegur e çka po digjet, për ta shpjeguar këtë tymnajë që e ka mbuluar Prizrenin. Që nga fillimi i funksionimit të qeverisë së re lokale u pa çartë se pushteti i ri nisi të funksionojë me një bashkëpunim të fshehtë me njerëzit e fuqishëm të ish pushtetit,  përkatësisht me Degën e PDK-së në Prizren”, ka shkruar ai.

 

Ai ka pyetur se cilat janë temat e bisedës mes Abrashit e Kryeziut.

 

“E kam thënë me zë disa herë se heshtja e PDK-së si opozitë është rezultat i një marrëveshjeje të fshehtë mes LVV-së dhe PDK-së. Çfarë përmban kjo marrëveshje mbetet të shihet në ditët, javët e muajt e ardhshëm, sepse atë që e kam thënë me zë, po ua ilustrojë edhe me figurë”, ka shkuar Baldedaj.

Ai më tutje ka komentuar foton, duke thënë se Abrashi e Kryeziu janë shumë të koncentruar në bisedë, por çfarë temash po bisedojnë…?

“Thotë populli “ku ka tym ka edhe zjarr” dhe mbetet të shihet çka është djegur e çka po digjet, për ta shpjeguar këtë tymnajë që e ka mbuluar qytetin e Prizrenit”, ka përfunduar ai.

Jozyrtarisht mësohet se takimi është mbajtur sot pasdite.

Përkundër që kemi dërguar pyetje në adresën të Kryeziut e Abrashit, sigurisht për shkak të kohës së vonë nuk kemi marrë ndonjë përgjigje. Me të siguruar  ndonjë informacion, do t’u njoftojmë edhe për deklarimet e tyre rreth takimit. /gazetaeprizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.