Incident në aeroportin e Splitit, avioni del nga pista – publikohen pamjet
Një incident ka ndodhur sot në aeroportin e Splitit, gjatë të cilit një aeroplan i Croatia Airlines ka dalë nga pista gjatë ngritjes, megjithatë nuk raportohet për të lënduar.
Aeroplani më pas është ndalur në zonën me bar pranë pistës, ndërsa incidenti është konfirmuar nga drejtuesit e aeroportit dhe linja ajrore, raportoi Index.hr.

Në momentin e incidentit, në aeroplan ndodheshin 132 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë janë evakuuar dhe kanë zbritur shëndoshë e mirë menjëherë pas ngjarjes.
Ndërkohë, një video e incidentit është shpërndarë në rrjetet sociale.
