25-11-2024

Inspektorati intervenon tek një objekt afarist në ndërtim e sipër

Inspektorati në Prizren, sot ka bërë rrënim-largimin e trafos elektrike dhe të pjesës së kundërligjshme të një objekti afarist në ndërtim e sipër, i cili ndodhet në rrugën “William Walker”.

Referuar njoftimit, aksioni është realizuar pasi që investitori në fjalë nuk i ka përfillur vendimet dhe ndalesat që janë shqiptuar nga ana e Drejtorisë së Inspektoratit.

“Drejtoria e Inspektorateve do të vazhdojë edhe me pjesën tjetër të lirimit të hapësirave publike dhe të mbikëqyrjes permanente të ndërtimeve brenda Prizrenit”, thuhet një njoftim. /GazetaePrizrenit.net

Fotografia e Komuna e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.