Sot u organizua gara e vrapimit për fëmijët e lindur në vitin 2008, me rastin e pesë vjetorit të pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.
Në garë morën pjesë rreth 130 fëmijë, të ndarë sipas gjinisë, të cilët vrapuan në gjatësi prej 550 metrave nga Shtëpia e Bardhë drejt Shatërvanit.
Ky aktivitet u organizua nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, ndërsa garën e përcollën edhe përfaqësuesit e KOK-ut.
Fituesit e garës u shpërblyen me medalje nga Drejtori i DKRS-së, Ehat Oreshka.