29-04-2024

Ja kur dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosova-Irlanda

Federata e Basketbollit e Kosovës ju njofton se, biletat për ndeshjen ndaj Irlandës do të fillojnë të shitën nga dita e martë.

Çmimi është 4 euro dhe dy euro nga çdo biletë e shitur do të shkojnë për fëmijët e SOS Fshat.

Sfida ndaj Irlandës zhvillohet më 22 shkurt nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë dhe është e vlefshme për Rrethin e Parë Parakualifikues për Kupën e Botës 2027.

 

Dardanët janë në grup edhe me Zvicrën dhe Azerbajxhanin. Takimi ndaj Azerbajxhanit zhvillohet më 25 shkurt në Baku.

Biletat mund të blihen te Sheshi Zahir Pajaziti

E martë: 11:00-20:00

E mërkurë: 11:00-20:00

E enjte: 11:00- 19:00

Asnjë koment

Comments are closed.