08-05-2024

Ja kur do të ekzekutohen pagat për mësimdhënësit sipas Ministrisë së Financave

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve kanë bërë të ditur se kanë kërkuar nga Organizatat Buxhetore që të rikonfirmojnë listat e pagave.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, MFPT njofton se OB-të duhet të vendosin nëse do të procedojnë pagat si paradhënie për orët e Shtatorit që do të zëvendësohen sipas kalendarit të ri mësimor të miratuar nga MASHTI, përndryshe duhet të veprojnë sipas nenit 18 të Ligjit për Greva.

“Pas përfundimit të procedurave dhe rikonfirmimit të listave nga OB-të që paradhënia procedohet në përputhje me kalendarin e ri mësimor, Thesari do të procedojë sot me ekzekutim të pagave”, thuhet në njoftim. /GS

Asnjë koment

Comments are closed.