27-07-2024

Ja kush është kandidat për pozitën e trajnerit të Kosovës

Kombëtarja e Kosovës është në kërkim të një trajneri të ri, pasi ndau rrugët me Primoz Glihan pas përfundimit të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Robert Moreno është një nga trajnerët e lidhur me stolin e trajnerit te “Dardanët” sipas gazetarit spanjoll Matteo Moretto, shkruan Gazeta Express. Kontakte të reja mes palëve thuhet se do të ketë në ditët në vijim.

“Robert Moreno është një nga kandidatët më të fortë për Kombëtaren e Kosovës, por trajneri spanjoll po e mendon këtë. Në ditët në vijim do të ketë kontakte të reja mes palëve”, ka shkruar Moretto në llogarinë e tij.

Trajneri spanjoll është i papunë që nga marsi i vitit të kaluar. Ai së fundmi kishte drejtuar Granadan. Më herët ka qenë trajner edhe te Monaco.

Vlen të theksohet se 46-vjeçari ka udhëhequr edhe me Kombëtaren e Spanjës.

Para se të niste me punën e trajnerit, Moreno si ndihmës-trajner ka punuar edhe te Roma, Barcelona dhe Celta Vigo. /Gazeta Express/

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.