23-11-2024

Ja për çfarë arsye Rexhep Qosja nuk pranoi të zgjidhet kryetar i LDK-së!

Njëri ndër themeluesit e LDK’së, Jusuf Buxhovi, ka thënë se Rexhep Qosja ishte njëri prej kandidatëve për kryetarin e parë të LDK’së, por që ai refuzoi për shkak se i pengonin emrat e dy personave që ishin në atë listë.

“Qosjes unë vetë personalisht ja kam ofruar listën që të nënshkruhej si themelues”, tregon Buxhovi në T7.

“Ne ishim marrë vesh që të kishim dy kandidatë për të qenë kryetar. Nuk është se kemi qenë trima të mëdhenj. Por garancitë e fuqive të mëdha si Gjermania dhe SHBA na mundësuan që ne të vazhdojmë”

“Unë kam shkuar të Qosja. Kemi pasur kontakte kur ishim më herët në komisionin për të drejtat e njeriut. Ai më kishte thënë se nuk futej për shkak të emrave të dy personave që ishin në atë listë. Mendoj që ai u lehtësua kur nuk pranoi rolin. I thashë se ai do ishte kandidat i disa prej nesh për kryetar, por me kusht që emri i tij të ishte në listë, dhe të merrte përgjegjësi. Kështu ka përfunduar. Kemi qenë korrekt deri në kohën kur dolën më vonë fjalë tjera”.

Asnjë koment

Comments are closed.