Gjatë javës që po lëmë pas, Prizrenit i janë shtuar edhe 78 banorë. Krahasuar me periudhën paraprake, në maternitetin e spitalit të përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” këtë javë janë regjistruar 30 lindje më shumë, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net ”.
Karakteristikë e kësaj jave sa i përket gjinisë është se numri i të porsalindurve është i barabartë, pra gjithsej 39 djem e po aq vajza.
Mbështetur në shënimet zyrtare të spitalit, javën e kaluar numri më i madh i të porsalindurve ishte i gjinisë femërore, gjithsej 28 vajza apo tetë më shumë se sa djem.
Këtë javë është regjistruar një rast i lindjes gemellare (binjak), ku dy foshnjat kanë qenë vajza./GazetaePrizrenit.net/