25-04-2024

Me veturë zyrtare 04 kalon vikendin në Shqipëri, i shoqëruar me femra

Personat zyrtar jo rrallë herë kanë shfrytëzuar dhe keqpërdorur veturat qeveritare për nevoja të tyre personale.

Madje të njëjtit shpesh i kemi parë tek thyejnë rregullat e komunikacionit, duke parkuar ato vend e pa vend.

Edhe ky zyrtar, nuk ka hezituar që vikendin ta kaloi në Shqipëri, madje udhëtimin e ka bërë me veturë të shtetit.

Nga këto fotografi të siguruara nga Indeksonline mund të shihni veturën teksa është duke pritur për të hyrë në kufirin me Shqipërinë.

Madje, ky person nuk i vetëm, ai është edhe i shoqëruar me disa femra.

Kujtojmë që veturat po vazhdojnë të keqpërdoren pavarësisht se ka rënë qeveria.

Asnjë koment

Comments are closed.