26-04-2024

Javë më e frytshme, rritet numri i lindjeve në Prizren

Gjatë javës që po lëmë pas, Prizrenit i janë shtuar edhe 73 banorë. Në maternitetin e spitalit të përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” gjatë kësaj periudhe janë regjistruar tri raste të lindjeve gemellare (binjak).

Këtë javë numri më i madh i të porsalindurve është i gjinisë mashkullore, gjithsej 39 djem apo pesë më shumë se vajza, numri i të cilave është 34, shkruan sot “Gazeta e Prizrenit”.

Për dallim nga dy-tri javët tjera, kur numri i vajzave ishte më i madh, këtë javë ka ndryshime raporti.

Karakteristikë tjetër gjatë kësaj jave është edhe numri i lindjeve gemellare (binjak), tri sosh. Në dy raste të porsalindurit kanë qenë vajza, ndërsa në njërin djem.

Por, derisa mund të sigurojmë shënime për rastet e lindjeve, në Komunën e Prizrenit mungojnë shënimet zyrtare për rastet e vdekjeve gjatë një dite apo jave, si dhe largimet e banorëve të saj. / GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.