23-11-2024

Kajdomçaj:  Vokrri, përjetësinë e ka fituar me vepra

Sekretari i klubit të futbollit “Liria” të Prizrenit, Bashkim Kajdomçaj  i ka shprehur ngushëllimet më të thella me rastin e ndarjes nga jeta, të kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri.

 

“I pikëlluar thellë me rastin e ndarjes nga jeta, të kryetarit të FFK-së e mikut tim, më lejoni që Juve familjarë, drejtues të FFK-së, miq e shokë tashmë të të ndjerit Vokrri, më lejoni t’ju shprehë ngushëllimet e mia më të sinqerta, për këtë humbje jo vetëm për futbollin kosovar dhe jo vetëm për sportin”, ka shkruar ai.

“Kjo ikje para kohe e legjendës, ikonës së futbollit shqiptar, na ka hidhëruar thellë. Njerëz si kryetari Vokrri, nuk vdesin”.

 

Kajdomçaj ka shkruaj më tej se “Ata, ikin në përjetësi. I dashur mik, edhe ti përjetësinë e ke fituar me vepra. Krenar që të njoha nga afër. Edhe më krenar për atë që ke bërë për futbollin. Prehu në paqe, legjendë. Me pikëllim të thellë Bashkimi!”.

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.