26-04-2024

Kampionati anglez: Liverpool sot ka nevojë për një mrekulli të re

Premierliga angleze sot mbyll sezonin 2018/2019, me Manchester City dhe Liverpool që po luftojnë për titull.

Pas 37 xhirove, Manchester City po kryeson me 95 pikë, një më shumë se Liverpooli i Jurgen Klopp.

Skuadra e Pep Guardiolas, që është kampione në fuqi, me një fitore të mundshme në udhëtim te Brighton në ndeshjen që fillon nga ora 16:00, rikonfirmohet në krye të futbollit anglez.

Në anën tjetër, Liverpool ka nevojë për një tjetër mrekulli pas asaj që ndodhi në Ligën e Kampionëve.

Për t’i dhënë fund pritjes së gjatë 29 vjeçare për titull, Liverpool përveç që duhet të mposht Wolvesin në ‘Anfield Road’, ka nevojë edhe për ndihmën e Brighton, që të ndalë së paku në barazim Manchester Cityn.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 38-të fillojnë nga ora 16:00./Lajmi.net/

Asnjë koment

Comments are closed.