19-05-2024

Kane objektivi i madh i Bayernit

Karl Heinz Rummenigge ka një ëndërr të madhe për verën e ardhshme që quhet Harry Kane.

Drejtuesi i klubit bavarez e shikon bomberin anglez si të vetmin përforcim që mund të bëjë diferencën në sulm dhe të krijojë një dyshe ëndrrash me Lewandowskin por edhe të bëhet pasuesi ideal i polakut. Rummenigge do të bëjë të pamundurën për Kane edhe pse negociatat me Tottenham nuk do të jenë të lehta pasi presidenti Levy nuk bën lëshime dhe e vlerëson afro 280 milionë euro kartonin e sulmuesit anglez./rtk

Asnjë koment

Comments are closed.