19-04-2024

Katër të lënduar në aksidentin në lagjen “Arbana” të Prizrenit

Një aksident ka ndodhur në orët e mbrëmjes në rrugën ‘Ismail Kryeziu’ në lagjen Arbana, afër market “Kastratit”, përkatësisht në aksin Prizren-Gjakovë, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Si pasojë katër persona janë lënduar, ndërsa në tri automjete ka dëme materiale. Nuk njoftohet për identitetin e të lënduarve.

Njëri nga zyrtarët për media të policisë në Prizren, ka konfirmuar se në aksident janë përfshirë një veturë “Golf 2”, “Golf 3” dhe një “Ford”.

Sipas policisë deri te aksident ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave në trafik./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.