23-11-2024

KDI: Shumica e lokaliteteve në Malishevë përballen me problemin e kanalizimit

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), prezanton katalogun e çështjeve për komunën e Malishevës, që përfshinë problemet me të cilat përballen qytetarët dhe bën prioritizimin e disa çështjeve esenciale që duhet të përfshihen në planifikimet buxhetore të komunave për vitin 2020.

Si rrjedhojë e një hulumtimi të bërë në terren nga KDI në këtë komunë janë identifikuar probleme në infrastrukturën rrugore, rrjetin e kanalizimit, furnizimin me ujë të pijes, transport publik, gjendjen e shkollave, menaxhimin e mbeturinave, çerdhet publike dhe shërbimet shëndetësore.

Nga KDI thonë se në bazë të anketimit çështja e kanalizimit del të jetë e rënduar në pothuajse shumicën e fshatrave dhe lagjeve të komunës së Malishevës.

“Ndërsa edhe problemi i ujit të pijës është evidente në shumë fshatra dhe lagje të komunës së Malishevës. Fshatrat dhe lagjet që kanë problem në sasi dhe cilësi të ujit të pijes, apo nuk kanë ujë të pijes janë: Bellanicë, Llapqevë, Panorc, Turijakë, Burim, Astrazub, Dragobil, Carallukë, Guncat, Lladroc, ndërsa në fshatin Tërpezë ekziston lidhja mirëpo fshati ka problem me kompaninë e ujësjellësit nga marrja në menaxhim e këtyre të fundit”, thonë nga KDI..

Asnjë koment

Comments are closed.