30-04-2024

Tre të arrestuar për përleshje mes vete në Prizren

Tre të dyshuar meshkuj (K-Shqiptarë), janë arrestuar për shkak të një mosmarrëveshje dy të dyshuarit kanë filluar që të rrihen me dy të dyshuar tjerë.

Sipas policisë rasti ka ndodhur dje në Prizren. “Me vendim të prokurorit kujdestar është caktuar masa e ndalimit policor për të gjithë të dyshuarit. Tre të dyshuar janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari i katërt gjendet në arrati”, njofton Policia.

Në raportin e saj 24 orësh nuk njoftohet për shkaqet e mosmarrëveshjes, identitetin e të dyshuarve si dhe lokacionin e saktë të rastit./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.