02-12-2024

Paraburgim babait nga Prizreni për rrahjen e vajzës

Gjykata Themelore e Prizrenit, ia ka caktuar masën e paraburgimit, në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj të pandehurit me iniciale A.Q. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, lëndimi i lehtë trupor, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Në kumtesë, thuhet se me datë 01.09.2019, rreth orës 23:45 minuta, në Prizren saktësisht në shtëpinë e tij familjare, me qëllim që t’ i shkaktoj lëndime trupore personit tjetër dhe atë të dëmtuarës – vajzës së tij me iniciale K.K., në atë mënyrë që pasi i pandehuri e kishte vërejtur të dëmtuarën duke konsumuar cigare, fjaloset me të dhe në ato momente e godet në mënyrë të befasishme me grushte në regjionin e fytyrës dhe duke kaluar më tutje në sjellje flagrante.

“I dyshuari e kishte detyruar që të qëndroj e ulur derisa i njëjti e sulmonte në vazhdimësi, pasi kërkohet ndihmë nga policia, i pandehuri i acaruar me këtë veprim kërkon të dijë se kush e kishte njoftuar policinë, duke i’ u drejtuar me fjalë fyese, me ç’ rast tek e dëmtuara shkakton keqtrajtim psikologjik dhe fizik, të cilat rezultojnë me lëndime të lehta trupore, përkatësisht gjakderdhje në regjionin e hundës dhe lëndime në pjesë të ndryshme të trupit, e me këtë janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale”, thuhet në kumtesë. /GazetaePrizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.