KDI: Të hetohen kontratat e nënshkruara nga komuna e Prizrenit
Insitituti Demokratik i Kosovës ka reaguar pas dyshimeve e paraqitura nga mediat për kontratën e nënshkruar nga komuna e Prizrenit, duke kërkuar hetime nga organet e drejtësisë, transmeton Gazeta Metro.
KDI ka bërë thirrje që të hetohen kontratat për vendosjen e ulëseve në hapësirat publike në komunën e Prizrenit.
“Raportimet mediale se çmimet janë diametralisht të ndryshme për produkte thuajse të ngjashme, ngritin dyshime se ky tender me kohë është “qëndisur”, mbetet bazë për hetime të mëtejme të organeve të drejtësisë. Çmimet për ulëset e parkut që variojnë nga 11 Euro deri 995 Euro lënë hapësirë për dyshime të arsyeshme se ky aktivitet i prokurimit është i manipuluar”, thuhet ndër të tjera në reagimin e KDI
KDI ka kërkuar kjo kontratë të e nënshkruar nga komuna e Prizrenit të jetë objekt i hetimit nga organet e drejtësisë.
Postimi i plotë:
KDI: Të hetohet kontrata për vendosjen e ulëseve në hapësirat publike në komunën e Prizrenit
Dyshimet e paraqitura nga mediat për kontratën e nënshkruar nga komuna e Prizrenit për realizimin e projekteve për ndërtimin e miniparqeve, furnizimin dhe vendosjen në hapësirat publike të ulëseve dhe koshave për plehra dhe ndriçim në hapësirat publike mbeten tejet shqetësuese.
Raportimet mediale se çmimet janë diametralisht të ndryshme për produkte thuajse të ngjashme, ngritin dyshime se ky tender me kohë është “qëndisur”, mbetet bazë për hetime të mëtejme të organeve të drejtësisë. Çmimet për ulëset e parkut që variojnë nga 11 Euro deri 995 Euro lënë hapësirë për dyshime të arsyeshme se ky aktivitet i prokurimit është i manipuluar.
Andaj, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) kërkon që kjo kontratë e nënshkruar nga komuna e Prizrenit të jetë objekt i hetimit nga organet e drejtësisë. Po ashtu, KDI i bën thirrje kryetarit të komunës të shtojë kontrollet e brendshme me qëllim të menaxhimit sa më efikas të parasë publike./gazetametro.net