Këshilli i Prindërve kundër vendimit të Qeverisë për shkurtim të gjysmëvjetorit
Vendimi që gjysmë vjetori të përfundojë me 18 Dhjetor, Këshilli i Prindërve thonë se nxënësit kanë humbur shumë orë mësimore.
Nuk ka shumë ditë prej kur nxënësit iu kthyen përsëri bankave shkollore.
Por, që ky gjysmë vjetor duket se nuk do të zgjasë shumë.
Kjo pas një vendimi që Qeveria e Kosovës, dhe Ministria e Arsimit kanë marrë për shkollat e fillore dhe të mesme në Kosovë.
Sipas këtij vendimi, më 18 dhjetor do të përfundojë gjysmë vjetori i parë shkollor.
Krejt kjo për shkak të situatës me pandeminë në vend që nuk ka përmirësim tash e një kohë.
Por një gjë e tille po kundërshtohet nga Këshilli i Prindërve të Kosovës.
Kryetari i këtij këshilli, Ymret Reshiti, thotë se nxënësit kanë humbur tashmë mjaftueshëm orë mësimore.
“KPK-ja konsideron se gjendja e pandemisë nuk e ka rënduar procesin mësimor sa për ta marrë qeveria një vendim të tillë, i cili fare nuk shkon në interes të nxënësve ngase viti shkollor ka filluar me vonesë, punohet me orar të shkurtuar dhe se interesi i nxënësve është që sa më gjatë të qëndrojnë në proces mësimor dhe jo të pushojnë pa nevojë 1 muaj”, thuhet në një komunikatë për media.” Ymret Reshiti, Këshilli i Prindërve të Kosovës
Por, ndryshe mendojnë nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit në Kosovë.
Kryetari i kësaj Sindikate, Rrahman Jasharaj thotë se SBASHK pajtohet me këtë vendim.
“Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë janë institucionet që vlerësojnë gjendjen aktuale nga pandemia dhe ato sjellin vendime për veprime konkrete me qëllim të parandalimit të përhapjes më të madhe të kësaj pandemie. MASH duke vepruar në bazë të vlerësimit të këtyre dy institucioneve shëndetësore është pajtuar që gjysmë vjetori i parë në Arsimin Parauniversitar të përfundojë mè 18 dhjetor dhe pushimi dimëror të jetë deri më 18 janar. SBASHK pajohet me këtë veprim.”
E edhe dikush tjetër po del se po e përkrahë këtë vendim të Qeverisë.
Drejtori i Këshillit të Prindërve në Komunën e Prishtinës, Nexhmi Hoxha thotë se fëmijët do të humbasin vetëm 4 ditë mësimi dhe prindërit janë pajtuar.
“Po pajtohemi, për shkak se është ftohtë është koha e pandemisë”
Megjithatë Hoxha, thotë se nxënësit kanë humbur shumë dhe se mësimi online nuk është aq efektiv sa ai në shkolla.
Por që sipas tij, të gjitha do të arrijnë të kompensohen.
Sipas vendimit që Qeveria mori të Martën, ky gjysmë vjetor do të zgjasë deri më 18 janar dhe është marrë për shkak të situatës me koronavirus./GazetaExpress