26-04-2024

Ndërroi jetë veprimtari, Shaban Bobaj nga Korisha

Ka ndërruar jetë veprimtari i hershëm i çështjes kombëtare, Shaban Bobaj nga Korisha e Prizrenit. Ai  ia ka kushtuar një jetë të tërë angazhimit për atdhe për realizimin e synimit për Pavarësinë e Kosovës, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Shaban Bobaj ka vepruar në Gjermani,  duke qenë bashkëpunëtor i ngushtë i Heroit, Remzi Ademaj dhe ka bashkëvepruar edhe me Jusuf Gërvallën, Kadri Zekën e atdhetarë të përbetuar.

Ishte një bashkëveprimtar edhe i shumë çlirimtarëve të tjerë.

“Kontributi i bacit Shaban vështirë mund të përmblidhet me fjalë, por do t’u shërbej gjeneratave brez pas brezi. Për këtë, figura e tij do të kujtohet gjithmonë!”, kanë shkruar ndër të tjera, miqtë dhe bashkëveprimtarët. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.