12-12-2024

Këtë javë më pak të porsalindur në Prizren

Gjatë javës që po lëmë pas, Prizrenit i janë shtuar edhe 53 banorë. Krahasuar me javën paraprake, në maternitetin e spitalit të përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” këtë javë kanë lindur disa foshnje më pak, shkruan “GazetaePrizrenit.net ”.

Një javë më parë në Prizren janë regjistruar  66 të porsalindur. Mbështetur në shënimet e maternitetit del se këtë javë janë regjistruar 13 lindje më pak.

Numri më i madh i të porsalindurve është i gjinisë femërore, gjithsej 27 vajza apo një më shumë se sa djem, numri i të cilëve është 26. Edhe javën e kaluar numri i vajzave ishte më i madh.

Gjatë kësaj jave nuk ka pasur asnjë një lindje gemellare (binjak), ndërsa referuar raporteve pothuajse  40 për qind e tyre janë lindje cezariane apo me operacion. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.