26-04-2024

Këto janë çmimet e derivateve për sot

Ministria e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar qytetarët për çmimet e derivateve në vend për 24 orët e ardhshme.

Ministria ka bërë të ditur se çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është 1.75 euro për litër.

Kurse çmimi maksimal për produktin Benzinë është 1.69 euro për litër, transmeton lajmi.net.

Edhe pse parashihej që me “çmimin tavan” të ketë ulje të çmimeve, ato nuk kanë lëvizur më tepër se deri në 3-4 cent gjatë gjithë këtyre ditëve.

Ndryshe çmimet e lartcekura janë të përcaktuara deri nesër në ora 10:00.

Asnjë koment

Comments are closed.