Këto janë dëmet që shkaktoi brëshri në Dukagjin, Klinë dhe Prizren
Mbrëmjen e së martës, Klina, Dukagjini e Prizreni u goditen nga një breshër i madh
Këto copëza të mëdha të akullit goditën Klinen mbrëmjen e së martës.
Breshëri i madh që ra në këtë vend, shkaktoi mjaft dëme, e sidomos në fshatrat e qytetit.
Krusheva e Vogël është një nga fshatrat e Klinës, që u zgjuan me pasoja të mëdha nga reshjet e një nate më pare.
E banorët këtu, shprehen të shqetësuar me dëmet në të mbjellurat e tyre.
Por Klina nuk ishte vendi i vetëm që u godit nga ky breshër i rrëmbyeshëm.
Edhe rajoni i Prizrenit u ballafaqua me të njejtin mot.
E as këtu nuk shpëtuan pa pasoja.
Dëmet më të mëdha u shkaktuan në sera, të cilat u shpuan nga copëzat e mëdha të akullit, dhe në të mbjellurat në arave të këtij rajoni.
Drejtori i Bujqësisë në Prizren, Egzon Elshani, thotë se menjeherë kanë krijuar një komision i cili do të merret me vlerësimin e dëmëve të shkaktuara nga këto reshje, që sipas tij është mjaft i madh.
E pos Klines dhe Prizrenit, edhe rajoni i Dukagjinit u godit nga ky bresher./ Express