20-04-2024

Furtunë, breshër, rrebesh shiu e frymë në Has, Anadrini e Zhupë, dëme të shumta në bujqësi (Foto-VIDEO)

Rrebesh shiu, përcjellë edhe me breshër e frymë, pasditen e sotme sërish përfshiu komunën e Prizrenit.

Sipas banorëve të Hasit, Luginës së Lumbardhit dhe të Anadrinit, ndonëse madhësia e breshrit ka qenë më e vogël se ajo që ra mbrëmë, sot ka janë shkaktuar dëme më të shumta në rrugë dhe bujqësi, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Banori nga Refik Qollaku nga Breg Drini, ka thënë se moti me furtunë, sot ia ka prishur të gjitha të mbjellat pranverore.

Drejtori i shkollës në Qëndresë (ish-Randobrazë) Azer Shala, në ka treguar për gjendjen, të cilën e ka përshkruar me dëme të mëdha në bujqësi. “Kjo ka damtue me të madhe kulturat bujqësore në fshatin Randobravë! Ftoj kryetarin e komunës z. Mytaher Haskuka me bashkëpunëtorët e tij të dal në vend ngjarje dhe ta vlersojë damin dhe të ju dalin në ndihmë bujqëve!, ka shkruar ai.

 

Në një foto dhe xhirim të publikuar nga faqja “Hasi” shihet një dru e rrëzuar në shiritin e asfaltit  Gjonaj-Tupec, dhe shtresa të baltës, që kanë rrëshqitur në shirtin e rrugës Gjonaj-Kushnin, si dhe shtylla ektrike të rrëzuar në fshatin Krajk,  transmeton transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Në Prizren, por edhe në disa fshatra, sipas njoftimit të banorëve rrugët dhe rrugicat kanë qenë të mbushura me ujë.

Drejtori i shkollës në  Mushnikovë,  Sedat  Bajrami, ndërkaq ka teguar se breshëri me shi krijoji vërshime në Mushnikovë, ndërsa disa shtëpi me podrume dhe shitore janë mbushur me ujë.

 

Edhe mbrëmë, në rajonin e  Anadrinit e Hasit, ka pasur të reshura shiu dhe breshëri,  të një madhësie sa ajo e kokrrës së vezës së pulës.

Drejtori për Bujqësi në Prizren, Egzon Elshani, ka deklaruar se reshjet kanë shkaktuar shumë dëme në bujqësi, ndërsa rajoni me i prekur në Komunën e Prizrenit është Anadrinia,  fshatrat Piranë, Medvec, Zojz, Serbicë e Ulët,Randobravë,Krushë e vogël.

“Bashkë me komisionin në orët e para bëmë grumbullimin e të dhënave për dëmet e shkaktuar, komisioni shumë shpejt do të dalë me një raport me dëmet e shkaktuara”, ka theksuar ai. /GazetaePrizrenit.net /

Fotografia e Egzon Elshani

 

Fotografia e Egzon Elshani

Asnjë koment

Comments are closed.