Për dallim nga ditët paraprake, sot është raportuar për rritje të ndjeshme të rasteve të prekura nga Covid-19.
Në nivel të Kosovës kanë qenë 95 raste, ndërsa në Prizren 16 raste më shumë, pasi dje ishin 11 të infektuar, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Brenda 24 orëve në rajonin e Prizrenit është raportuar 1 rast i vdekjes, përkatësisht një 78 vjeçar, nga komuna e Suharekës.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.651 mostra, prej të cilëve rezultojnë 704 raste pozitive.
Prizren: Kontrollohen 43 persona që janë në vetizolim nga Covid
Sa i përket Prizrenit, 24 të infektuar janë nga qyteti, ndërsa të tjerët nga fshatrat, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë: