23-11-2024

Këto janë vendbanimet e rajonit të Prizrenit të rasteve të reja me Covid

Krahasuar me ditën paraprake, sot sërish është raportuar për rritje të rasteve të prekura nga Covid-19.

Në nivel të Kosovës kanë qenë 71 raste, ndërsa në Prizren ka 3 raste më shumë,  pasi dje ishin 27 të infektuar, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Brenda 24 orëve në rajonin e Prizrenit janë raportuar 5 raste të vdekjes. Rastet e vdekjes janë në Prizren 4 raste (76, 66, 56, 52 vjeçar) dhe në Suharekë 1 rast (77 vjeçar).

Gjatë 24 orëve të fundit  janë testuar gjithsej 1.903 mostra, prej të cilëve rezultuan 775 raste pozitive.

Sa i përket Prizrenit, 24 të infektuar janë nga qyteti, ndërsa nga një në Korishë, Landovicë, Poslisht, Serbicë e Epërme dhe dy persona në Vlashnje, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë:

Asnjë koment

Comments are closed.