Këtyre deputetëve të PDK-së do t’iu kontrollohet prejardhja e pasurisë
Agjencia e Kundër Korrupsionit nga sot deri në fund të këtij viti do të kontrollojë pasurinë e zyrtarëve të lartë publikë.
Përmes shortit i cili u hodh sot, pasuria e shumë fytyrave publike dhe të njohura për publikun do të jenë nën kontroll të Agjencisë Kundër Korrupsionit, ku do të bëhen gjetjet se a përshtatet deklarimi i pasurisë së këtyre.
Kontroll të pasurisë do t’iu bëhet edhe disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Në këtë listë bëjnë pjesë edhe deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës. Ndër ta janë:
Ariana Musliu-Shoshi, Memli Krasniqi dhe Floretë Zejnullahu dhe Hajdar Beqa./IndeksOnline/