KFOR-i turk pajis me kabinet të TIK-ut shkollën “Xhelal Hajda-Toni” në Rahovec
SHML “Xhelal Hajda-Toni” në Rahovec bëhet me kabinet modern të teknologjisë informative, dhuratë nga KFOR-i dhe Qeveria Turk
Në lokalet e Shkollës së Mesme të Lartë “Xhelal Hajda-Toni” në Rahovec është bërë përurimi i kabinetit modern të teknologjisë informative me 30 kompjuterë dhe me të gjitha pajisjet përcjellëse, dhuratë nga KFOR-i dhe Qeveria Turk
Në njoftimin e zyrës për shtyp të Komunës, thuhet se në ceremoninë e organizuar në përurimin e kabinetit të pranishëm ishin Avni Morina, drejtor i DKA-së, Kivilcim Kiliç ambasadore e Turqisë në Kosovë, përfaqësues të KFOR-it turk profesor dhe nxënës.
Më këtë rast nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle, kishin përgatitur një program të pasur kulturo e artistik në shenjë falënderimi për ndihmën e dhënë nga KFOR-i dhe Qeveria Turke.
Për ndihmën e dhënë, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Rahovec, Avni Morina ka falënderuar KFOR-in dhe Qeverinë e Turqisë për këtë dhuratë të çmuar për nxënësit e kësaj shkolle./GazetaePrizrenit.net