27-07-2024

KFOR publikon pamje të Njësiteve Speciale: Ne jemi reaguesi i tretë

Personeli i Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe të KFOR-it kryen rregullisht aktivitete të trajnimit të për të ruajtur gatishmërinë e tyre të lartë operacionale.

Në një postim të KFOR-it në Facebook thuhet se këto përpjekje janë pjesë e përditshme e misionit të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.


“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”, thuhet në postim.

Asnjë koment

Comments are closed.