24-04-2024

Kjo është oferta që Kryeministri ia ka bërë SBASHK-ut

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka bërë një propozim SBASHK-ut për ngritjen e pagave.

Ai njoftoi se sot ka pritur në takim kryetarin e Sindikatës së SBASHK Rrahman Jashari, të cilit ia ka prezantuar ofertën e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kryeministri ka njoftuar se kjo është oferta:

Për mbi 20 mijë të punësuar në sektorin e arsimit, vlera e rritjes është rreth 20 milionë euro në vit. Kjo është oferta më e madhe që i bëhet sektorit të arsimit dhe u bëjë thirrje të gjithë edukatorëve, mësimdhënësve që t’i kthehen punës, t’i kthehen procesit mësimor.

Per 5.000 mësimdhënës në shkollat e mesme, nga 74.8 euro më shumë në muaj

Per 14.790 mësimdhënës në arsimin fillorë, nga 46.8 euro më shumë ne muaj

Per 912 mësimdhënës ne arsimin parashkollor, nga 49.8 euro më shumë ne muaj

Për 125 mësimdhënës në shkollat speciale, nga 49.8 euro më shumë në muaj

Do të ishte një mashtrim nëse grevistët mendojnë që do ta kenë një ofertë tjetër. Kjo është oferta e Qeverisë, 20 milionë euro më shumë për arsim.

Fotografia e Ramush Haradinaj

Asnjë koment

Comments are closed.