20-04-2024

Koci kritikon qeverinë: Për me pasë efekt masat, duhet mbyllur kufiri me Shqipërinë

Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci ka kritikuar ashpër qeverinë e Kosovës për masat anti-COVID19 që çuan në një dyndje të kosovarëve drejt Shqipërisë.

Ai me anë të një postimi në Facebook ka thënë se për të pasur efekt masat, do të duhej të mbyllej edhe kufiri me Shqipërinë.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se masat e tilla gjysmake nuk e kanë asnjë efekt.

Postimi i plotë i tij në Facebook:

Me pasë efekt masat anti-covid në Kosovë, duhet me e mbyllë kufirin me Shqipërinë.

Dje dhe sot, thuaja komplet Kosova ështē zhvendosë në Tiranë e Durrës.

Restoranet plot kosovarë.

Sallamadi!

Masat e tilla – gjysmake, nuk e kanë asnjë efekt.

Madje kanë kundërefekt!.

Asnjë koment

Comments are closed.