20-04-2024

Koci reagon për dhuratën që Vuçiq do i japë Putin-it: Qeni i Sharrit është qen autokton në trojet shqiptare

Mediat serbe kanë raportuar sot se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë gati një dhuratë speciale për presidentin rus, Vladimir Putin.

Putin i cili pritet që të arrijë nesër në Serbi do të marrë si dhuratë një këlysh tre muajsh, racë e Sharrit, i cili rritet në territorin e Kosovës.

“Këlyshi ka shtatë gjenerata prapa dhe bëhet fjalën për racën tonë më të vjetër autoktone, e dihet që presidenti Putin i do pikërisht këto raca”, ka thënë një burim i presidencës serbe për gazetën Blic.

E lidhur me këtë dhuratë ka reaguar avokati, Arianit Koci. Koci duke publikuar një fotografi të një qeni të Sharrit ka thënë se historia vazhdon të falsifikohet, transmeton Indeksonline.

Tutje avokati ka shtuar se qeni i Sharrit apo Deltari Ilir është qen autokton i trojeve shqiptare, prej kohës së Ilirisë Antike.

Postimi i plotë:

Historia vazhdon të falsifikohet.

Presidenti serb Vuçiq, paska bërë gati një dhuratë për Presidentin rus Putin “qenin e Sharrit, racën autoktone serbe”.

Qeni i Sharrit apo Deltari Ilir është qen autokton në Trojet Shqiptare, prej kohës së Ilirisë Antike.

Asnjë koment

Comments are closed.