19-04-2024

Prizrenasve që tentuan të plaçkitnin barnatoren në Gjilan, nga shtatë muaj burgim

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve D. B., B. M. dhe B. D., duke i shqiptuar secilit veç e veç dënim me nga shtatë (7) muaj burgim dhe dënim me gjobë në shumë prej 200 (dyqind) euro.

Të akuzuarit nga Komuna e Prizrenit me datë 09.01.2017 rreth orës 04:20 në barnatoren “Iris Ilirika” në Gjilan, në bashkëveprim, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm pasurorë për vete apo personin tjetër, kanë tentuar me mjete të forta të hapin barnatoren, por pengohen nga një person.

Të njëjtit pas disa minutash prapë tentojnë me forcë, por që nuk mund të hapin derën e lokalit.

Me këto veprime të akuzuarit kanë kryer veprën penale “vjedhje e rëndë në tentativë”

Pas pranimit të fajësisë, të akuzuarit janë gjykuar me nga 7 muaj burgim dhe 200 euro gjobë.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit thuhet në njoftimin e Gjykatës./rajonipress/

Asnjë koment

Comments are closed.