19-04-2024

Koeficientet e fundit të zyrtarëve sipas projektligjit të Pagave

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media ka mbajtur sot mbledhjen e radhës në të cilën ka shqyrtuar projektligjin për pagat në Sektorin Publik.

Pas shqyrtimit, Komisioni i ka dërguar Kuvendit të Republikës së Kosovës për miratim, projektligjin në fjalë, shkruan Indeksonline.

Nënkryetarja e Komisionit për Administratë Publike, Shqipe Pantina ka publikuar në profilin e saj në Facebook listën e zyrtarëve publik dhe koeficientin e pagave të tyre.

Në listë prin i pari presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me koeficientin 10 të pagës mujore, derisa më parë e kishte 12.

Vlen të theksohet se një koeficient ka vlerën e 239 eurove.

Më poshtë listat e zyrtarëve publik dhe pagat që ata do të marrin pas miratimit të projektligjit në Kuvend. /Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.