Komuna e Dragashit deklarohet për vdekjen e 4-vjeçares
Kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, ka ngushëlluar familjen për vdekjen e 4-vjeçares, të cilën e mori rrjedha e lumit të fshatit Blaq të kësaj komune.
Në telegram ngushëllimin thuhet se lajmin për vdekjen e saj e kanë pranuar me dhimbje të madhe.
Njoftimi i plotë i tyre:
Telegram ngushëllimi i kryetarit Shaban Shabani
E dashur familja Neziri.
Qytetarët e Dragashit dhe unë personalisht, me pikëllim dhe dhembje të thellë morëm lajmin për aksidentin që i mori jetën vajzës tuaj, H.N.
E dashur familje N.,
familjes tuaj, të afërmve dhe miqve, në emrin tim dhe në emër të qytetarëve të Dragashit, bashkëvendasve tuaj, ju shpreh ngushëllimet më të thella për humbjen e vajzës. Ndajmë me ju dhembjen e madhe.
Qoftë i përjetshëm kujtimi.